Kryeministri shqiptar Edi Rama përvec se është i njohur për pragmatizmin e tij në debate, shquhet edhe për veshje jokonvencionale.
Më parë ka qenë i njohur vetëm brenda shqiptarëve me stilin e tij me qorape me ngjyra, dhe kostum të zi. Por për herë të parë Rama u bë “ikonë e stilit” në politikë kur në kujtim të sulmeve në Francë kishte dizajnuar një shami me tre lapsa që korrespondonte me flamurin e Francës.
Hiti i kryeministrit shqiptar vijoi me Samitin e Triestes, ku përballë kryeministrit me stil të vecantë qëndonin liderë botëror.
Por këto fotografi dalin direkt nga takimi me ministrat shqiptar. Sitili i ri vie me trenerka dhe këmishë elegante. S’kishte si të mos dukeshin edhe qorapet me ngjyra! /MESAZHI/