Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Edhe SHBA mbyll kufijtë për udhëtarët nga Afrika Jugore

Edhe SHBA mbyll kufijtë për udhëtarët nga Afrika Jugore

SHBA-ja njoftoi mbylljen e kufijve të saj për udhëtarët nga tetë vende të Afrikës Jugore, në përgjigje të shfaqjes së variantit të ri të COVID-19, Omicron.

“Udhëtarët nga Afrika e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Esuatini, Mozambiku dhe Malavi do të ndalohen të hyjnë në tokën amerikane nga e hëna”, tha një zyrtar i lartë amerikan.

“Vetëm shtetasit amerikanë dhe banorët e përhershëm të SHBA-së do të lejohen të hyjnë në vend”, shtoi ai. /ata

Exit mobile version