Edhe Rayo në garë për Uzunin

Pas Sevillas e Las Palmasit edhe një ekip tjetër nga La Liga është futur në garë për sulmuesin Myrto Uzuni.

Bëhet fjalë për Rayo Vallecanon, që po e sheh 28-vjeçarin si përforcim të duhur për sezonin e ri.

Uzuni pritet të largohet nga Granada, skuadër që nuk mbijetoi në La Liga dhe sezonin tjetër do të luaj në një kategori më poshtë të Spanjës.

Te Granada janë të gatshëm ta shesin Uzunin këtë verë, ndërsa kartonin e tij po e vlerësojnë rreth 10 milionë euro.

Uzuni prej vitit 2022 është pjesë e Granadas dhe ka kontratë deri në vitin 2026. Në sezonin 2023/24, Uzuni realizoi 11 gola në 34 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit spanjoll.

Përkundër formës së mirë, Uzuni nuk u ftua nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho për “Euro 2024”.