Pasi qyteti i Mosulit ka rënë nga sundimi i ISIS-it, edhe kryeqyteti de-facto i tyre, Raqqa, është nën rrethim, dhe është drejt rënies.
Ndërsa SHBA-të vazhdojnë të mbështesin forcat kurde dhe siriane, ISIS-i ka bllokuar të gjitha rrugët e largimit nga qyteti.
Në anën tjetër, grupi ekstremist po dërgon kamikaze femra për të sulmuar luftëtarët kurdë dhe forcat e opozitës siriane.
Edhe pse rezistenca mbetet, që të dy fortesat e ISIS-it në Irak dhe Siri së shpejti do të lirohen nga zgjedha brutale e këtij grupi. /MESAZHI/