Një treg i luftuar egër mes AMD, Nvidia dhe Intel, ky i fundit siç duket është përjashtuar nga kjo betejë dhe aktualisht kontrollon 0 përqind të tij.
Intel ende mund të jetë një lojtar i madh në industrinë e kompjuterëve gaming duke qenë se shet pjesën më të madhe të procesorët të cilët kanë edhe grafika të integruar, por sa i përket kartave grafike të dedikuar, Intel siç duket ka hequr dorë.
Sipas firmës analitike Jon Peddie Research, shitjet e kartave grafike janë rritur në 9.5 milionë njësi në tre mujorin e dytë të 2024, një rritje me 9 përqind krahasuar me tre muajt e parë të vitit.
Një treg i luftuar egër mes AMD, Nvidia dhe Intel, ky i fundit siç duket është përjashtuar nga kjo betejë dhe aktualisht kontrollon zero përqind të tij.
Si rezultat gara në industrinë e kartave grafike PC mbetet mes dy palëve. Edhe këtu Nvidia ka 88 përqind të tregut ndërsa një vit më parë kishte 80 përqind.
Sot 12 përqind e tregut që nuk është nën kontrollin e Nvidia i përket e gjitha AMD-së. Ironia e gjithë kësaj është debutimi i fundit i procesorëve Lunar Lake të Intel të cilët kanë në brendësi bërthamat e reja grafik Xe2 të cilat duhej të vinin edhe përmes kartave grafike të dedikuar të Intel njohur si Battlemage.
Megjithatë kjo arkitekturë grafike është vonë tashmë ndërsa Intel kishte premtuar debutim në 2023. Nga ana tjetër konsumatorët mezi po presin mbërritjen e kartave grafike GeForce 5000.