Një grua ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti ka ndodh dje, rreth orës 16:00, ndërsa vdekja është cilësuar si e dyshimtë nga Policia.
“Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se bashkëshortja e tij, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.
Ditëve të fundit, të dyshimta janë cilësuar edhe disa vdekje të tjera në QKUK.