Edhe një i vdekur me Covid-19 në Shqipëri, shkon në 32 numri i viktimave

Ndërron jetë në spitalin infektiv një 64-vjeçare e infektuar me Covid-19, vuante nga limfoma e trurit. 

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë nga ana e saj i ka shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët.