Myftiu Muamer Zukorliç ndërroi jetë për shkak të arrestit kardiak, rezultat i autopsisë, i cili u shoqërua nga një ekip i pavarur mjekësh nga Gjermania. Kjo i jep fund të gjitha spekulimeve për shkakun e vdekjes së papritur, thanë avokatet e familjes, pasi u dyshua se i ndjeri mund të jetë helmuar, gjë që çoi në zhvarrimin e tij, muaj pasi kish ndërruar jetë, ndodhur kjo krejt papritmas.
“Instituti i Mjekësisë Ligjore nga Nishi ka dhënë konstatim dhe mendim se vdekja e Muamer Zukorliçit është me origjinë natyrale dhe se ka ndodhur për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të funksionit dhe si pasojë arrest kardiak për shkak të sëmundjes së rëndë dhe progresive të mëparshme kardiovaskulare”, thanë avokatet Mirjana Radovanoviç dhe Danka Zariç.
Në përfundim thuhet se Muamer Zukorliç pësoi një atak akut në zemër në nëntor 2021, si dhe se ai ishte diagnostikuar me stenozë të aortës dhe se sëmundja u zhvillua me kalimin e viteve. Instituti për Mbrojtjen Shëndetësore të Punëtorëve në Novi Sad ka kryer një analizë toksikologjike dhe ka konstatuar se në asnjërën nga mostrat nuk ka koncentrim të lëndës që mund të jetë shkaktar i helmimit akut me përfundim fatal.
Në këtë mënyrë kanë përfunduar të gjitha pyetjet për shkakun e vdekjes së të ndjerit Muamer Zukorliç.
Ekspertët nga Gjermania dhe Bosnja morën pjesë në autopsi si vëzhgues. Ata nuk kishin asnjë kundërshtim për autopsinë.
Vdekja e Muamer Zukorliçit ishte tronditëse për familjen e tij si dhe komunitetin musliman në Serbi e Bosnje, pasi ai përfaqësonte nivelin më të lartë të autoritetetit islam në këto vende. /tesheshi.com