Pas Valencias, Real Madridi sërish ka barazuar në ligën elitare spanjolle, La Liga.
Madrilenët nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë kundër Levantes duke luajtur baras, 1-1.
Reali pati shumë mundësi për shënim, por shënoi vetëm një gol përgjatë 90 minutave.
Në fakt, mysafirët kaluan në epërsi të parët në minutën e 12, kur Ivan Lopez “Ivi” shfrytëzoi shpërqendrimin e Daniel Carvajhalit.
Deri në fund të pjesës vendasit patën disa raste për shënim, por që vetëm një të tillë e shfrytëzuan.
Lucas Vazquez shfrytëzoi tollovinë para sonës së rreptësisë së kundërshtarit pas rivënies këndore dhe barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë, të besuarit e trajnerit Zinedine Zidane rreshtuan sulme të njëpasnjëshme, por nuk u tregonin të saktë para golit të mysafirëve.
E vetmja gjë që ja vlen të theksohet është kartoni i kuq i Marcelos, i cili u përjashtua prej ndeshjes në minutën e fundit të takimit.
Pas kësaj, Reali zë pozitën e katër të tabelës me pesë pikë, një më pak se lideri Barcelona që sonte do të zhvilloj derbin lokal kundër Espanyolit.