Prodhuesi farmaceutik japonez ”Mitsubishi Tanabe Pharma Co” (MT Pharma) njoftoi se do të fillojë testet klinike vendase të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19), MT-2766.
Transmetuesit publik NHK njoftoi se kompania japoneze, me qendër në Osaka, po bashkëpunon me ”Medicago”, me qendër në Kanada dhe një kompani farmaceutike me qendër në BM për prodhimin e vaksinave.
Sipas kësaj, kandidati i vaksinës MT-2766, i cili ka kaluar fazën përfundimtare të testeve klinike në disa vende, përfshirë Kanadanë, SHBA-në dhe BM-në, do të hyjë në teste klinike në Japoni këtë muaj.
Sipas MT Pharma, prodhimi i MT-2766 do të zgjasë 5-8 javë dhe kostoja do të jetë e ulët në krahasim me konkurrentët. /atsh