Me qindra banorë të Parisit janë tubuar në mbështetje të myslimanëve Rohingya dhe për të dënuar dhunën e ushtrisë së Mianmarit kundër kësaj pakice.
Me këtë rast, protestuesit në Paris kanë kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare që të ndërhyjë për t’i dhënë fund dhunës që ushtrohet ndaj myslimanëve Rohyngia.
Bangladeshi ka njoftuar një paketë masash kufizuese për më shumë se 400 mijë myslimanë Rohingya, të cilët kanë mbërritur nga Myanmari që prej gushtit.
Sipas këtyre kufizimeve, myslimanët Rohingya do të duhet të qëndrojnë në vende fikse të caktuara për ta nga qeveria dhe të mos udhëtojnë diku tjetër, thotë policia./islamipress/
Bangladeshi njoftoi gjithashtu plane për të ndërtuar strehëza për deri 400.000 njerëz pranë qytetit të Cox’s Bazar.
Rohingyas janë larguar nga vendi i tyre pas një ofensive të ndërmarrë nga qeveria e Mianmarit, e cila sipas OKB mund të shkaktojë spastrim etnik. Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar ushtrinë për djegien e fshatrave Rohingya.
Por ushtria thotë se po u përgjigjet sulmeve nga militantët dhe mohon se në shënjestër të ketë civilët./Mesazhi/