Edhe dy viktima nga koronavirusi, janë nga Kamenica

Edhe dy qytetarë të Kamenicës kanë vdekur mbrëmë si pasojë e virusit COVID-19.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati njoftoi për dy vdekjet e fundit duke theksuar se njëri ishte 74 vjeç, kurse tjetri 71.

Numri i personave që humbën jetën nga koronavirusi në këtë komunë ka shkuar në 8.

“Lutem që këto raste të shërbejnë si vetëdijësim për kujdes të shtuar ndaj shëndetit tuaj e njerëzve përreth.

Ruani më të dashurit tuaj duke #vendosurmaskën, #mbajturdistancë e duke #pastruarduart.

Nushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën të dashurit e tyre”, tha Kastrati.

Ky është bilanci me COVID-19 në Kamenicë

– 107 raste të identifikuara;

– 76 të shëruar plotësisht;

– 23 raste aktive;

– 8 të vdekur.