Distria Krasniqi nuk ka arritur të fitojë medaljen e artë në turneun ‘Tunis Grand Prix’ që po mbahet në Tunizi.
Xhudisjta kosovare është mposhtur në finale nga braziliania Jessica Pereira, në kategorinë deri në 52 kilogramë.Me humbjen në finale, Distria renditet si e dyta në kategorinë e saj, duke e fituar medaljen e argjendtë.
Kujtojmë se për të arritur në finale, Distria mposhti sllovenen Anja Stangarin.