Njerëzve u duhet një mbrojtje e përgjithshme shumë e shpejtë dhe efikase meqë kohëve të fundit ata janë të rrezikuar shumë keq si qenie të dobëta dhe shumë të lëndueshme.
Mbrojtja u duhet jo nga një rrezik por nga më shumë rreziqe që u kanosen e të cilat sot shkaktohen nga më shumë faktor duke filluar prej atyre njerëzor e deri te ato natyror.
Deri tani faktorët njerëzor ishin shumë më pak aktiv në rrezikimin e njeriut por sot këta janë shtuar dukshëm. Vet njeriu ka filluar të bëhet rrezikuesi kryesor dhe i pamëshirshëm i qenies së vet njerëzore.
Uni dhe epshi për ndikim dhe pasuri në masë të madhe e kanë prishur dinjitetin dhe moralin njerëzor. Të shohim se cilat janë ato sfera që në mënyrë të konsiderueshme dhe pandërprerë e rrezikojnë njeriun dhe jetën e tij.
Sot njerëzit rrezikohen duke filluar nga politika me të gjitha aktivitetet e saja rrjedhëse shoqërore që zhvillohen në të duke filluar prej atyre civile e deri ato ushtarake.
Njerëzit gjithashtu janë të rrezikuar edhe nga ekonomia kjo duke e pasur parasysh faktin që resurset materiale të domosdoshme për ekzistencë janë duke u harxhuar shpejtë.
Më tutje rreziqet gjithashtu vijnë edhe nga arsimi,shkenca, kultura si nga faktor të ndryshëm social deri te ato fetar.
Po po mos u befasoni sot rreziku gjithashtu vjen edhe nga individ dhe grupe që predikojnë ideologji fetare duke e pasur parasysh faktin se kemi rritje të organizatave fetare një pjesë e madhe e të cilave luftojnë për ta shtrirë ndikimin e tyre edhe jashtë grupit religjioz të cilit i takojnë, prandaj them se kur i përmend rreziqet nga grupet fetare asgjë nuk është për tu habitur këtu duhet përmendur individët dhe grupet e të gjitha feve pa përjashtim.
Çfarë është më tragjike fatkeqësisht duhet të thuhet se njerëzit sot janë të rrezikuar edhe nga vet Demokracia prandaj duke u bazuar nga ky fakt kohëve të fundit rreziku për njerëzit është dhjetfishuar.
Demokracia si një mekanizëm mbrojtës për njeriun apo më konkretisht për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tij tanimë është shndërruar në sulmuesin më të madh të njeriut.
Kështu që me këtë rast fatkeqësisht ai e ka humbur rolin më të mirë të tij që e kishte deri tani pra rolin mbrojtës.
Ajo që para disa kohëve në vende të tjera të botës në mënyrë shumë të vendosur dhe efikase i mbronte jo vetëm të drejtat dhe liritë e njeriut por edhe ishte burim jete dhe fati për ta tani është shndërruar në një bishë shumë të egër e të rrezikshme fatkeqësisht si pasojë e zbatimit të keq të saj (demokracisë).
Edhe pse te ne demokracia gjithmonë e ka sulmuar dhe e ka keqtrajtuar njeriun pra këtu ky fenomen shoqëror asnjëherë nuk e luajti një rol të ngjashëm pozitiv dhe përparimtar por gjithmonë e pati rolin negativ dhe regresiv.
Këtu roli i saj mbeti vetëm në letër apo në fjalët e kota. Kështu që edhe pse njerëzit shumë gjatë kohë shpresonin në ndihmën e saj demokracia asnjëherë nuk u doli në ndihmë atyre.
A e dini pse sepse dikush në emrin e saj e ka sulmuar e sulmon dhe nëse vazhdon kjo gjendje dhe nuk ndryshohet diçka do të vazhdojë ta sulmon njeriun.
A e keni dëgjuar atë fjalën kam engjëllin mbrojtës i cili me njërën anë më mbron e në tjetrën më sulmon pamëshirshëm apo i cili me njërën dorë më lëmon e me tjetrën më godet.
Edhe ne po ballafaqohemi me këtë gjendje sepse jo vetëm në kohën e sistemeve autoritare dhe totalitare por edhe në atë që ne e quajtëm sistem demokratik për fat të keq edhe aty vazhdoi situata e rrezikimit të njerëzve me rritjen e dhunës përmes së cilës ata po keqtrajtohen në mënyra të ndryshme.
Demokracia sot shohim se është ndryshe pra ajo ka ndryshuar jo vetëm në esencë por edhe me parimet e saj.
Në këtë kohë njerëzit edhe pse shpresojnë se jetojnë në demokraci ata akoma vazhdojnë të keqtrajtohen,persekutohen gjymtohen e vriten dhe atë në emrin e përpjekjeve për ta instaluar dhe thelluar demokracinë.
Edhe pse e papranueshme historia e luftës për demokraci është përplot ngjarjesh të hidhura ku e kanë pësuar shumë keq njerëzit, për faktin se ngjarje të cilat kanë ndodhur në të kaluarën të njëjtat kemi rastin ti shohim edhe tani.
Çuditërisht kjo po ndodh edhe tani dhe sigurisht se nëse nuk ndryshohet asgjë kjo do të ndodh edhe në të ardhmen.
Lufta për Demokracinë asnjëherë nuk ka qenë e lehtë sepse ajo përherë është përcjellur me veprimet më të këqija më të shëmtuara dhe më të trishtueshme të ndërmarra nga armiqt e Demokracisë.
Prandaj sot për fat të keq demokracia ka ndërruar rolin nga ai mbrojtës me atë sulmues. Sot pra janë rritur jo vetëm rreziqet por edhe faktorët e rrezikut prandaj them se njeriu sado që të jetë i kujdesshëm dhe i vemendshëm megjithate ai nuk mund të mbrohet në mënyrë efikase nga rreziqet sepse ato jo vetëm që janë shtuar por edhe janë sofistikuar edhe më shumë.
Prandaj thashë se njeriut i duhet mbrojtje.Ne kemi ardhur në gjendje në të cilën jo vetëm gjithkush sulmohet nga gjithkush por edhe se njeriu po sulmohet me gjithqka nga të gjitha anët.
Ne sot dalim në rrugë dhe nuk jemi të sigurtë nga asgjë sepse mund të na sulmoj një maniak, një njeri i sëmurë një njeri i hidhëruar e i frustruar por edhe një njeri që nuk vuan nga asnjë e keqe apo i cili vetëm për pikë qejfit nga mendjemadhësia mund të vendos të bëj keq.
A e dini pse sepse në një rajon ku dominon atmosfera e mosrespektimit të ligjit apo edhe ajo ku organet e pushtetit të ngarkuara për zbatimin e ligjit nuk e kryejnë këtë obligim primar të tyre atëher rriten pretendimet e njerëve që ti shkelin ligjet apo edhe që ti zbatojnë ligjet e tyre.
Kur pra bën keq njeriu?. Ai bën keq atëher kur nuk ka frikë se mund të ndëshkohet,vetëm frika ruan vreshtën por dhe malin thotë një fjalë popullore.
Sepse aty ku nuk ka frikë nga ligji dhe veprimet e organeve të pushtetit të ngarkuara për zbatimin e ligjshmërisë aty ka anarki e në këtë gjendje të paligjshmërisë gjithkush mund të bëjë qfar të dojë dhe qfar mund të bëjë.
Prandaj në mënyrë të pashmangshme njerëzve u duhet një sistem efikas mbrotjeje përmes instalimit të të ashtuquajturit Model të demokracisë mbrojtëse që në gjuhën angleze është i njohur si Model of protective demokracy.
Ky është i domosdoshëm për ta mbrojtur njeriun nga dy faktor nga pushteti dhe nga vetvetja.Nga Ejup Berisha-/Mesazhi/