Edhe Bosnjë e Hercegovina goditet nga tërmeti i fuqishëm

Banorët e Sarajevës raportojnë se një tërmet i bujshëm që zgjati për rreth 30 sekonda i tronditi ata rreth orës 9 të mëngjesit.

“Mobilet dridheshin dhe madje dritaret bënin zhurmë. Sizmologët thonë se dridhjet kanë tronditur Bosnjën Jugore, disa orë pas një tërmeti vdekjeprurës në Shqipërinë e afërt”, thotë një gazetar për Radio Sarajevo.

Qendra Gjermane e Kërkimit për Gjeoshkenca, GFZ, e cila monitoron veprimtarinë globale të tërmetit, tha që tërmeti i cekët me madhësi 5.4 ndodhi në 9.19 të mëngjesit (GMT) në juglindje të kryeqytetit, Sarajevë.

Sizmologu Branko Dragiceviç në Serbi u tha mediave lokale se tërmeti u ndje nga rreth 10 milion njerëz në Mal të Zi, Itali, Maqedoni e Veriut, Greqi dhe Bullgari.

Në Kroaci, sizmologët thonë se tërmeti u ndje më së shumti përgjatë bregdetit të detit Adriatik të vendit, duke shqetësuar shumë njerëz.

Që prej orës 03:50 Shqipëria është në panik total për shkak të tërmetit që goditi vendin, ku deri më tani janë shënuar se paku 13 viktima.