Edhe 6 persona të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 6 persona nga Covid-19. Janë shënuar 187 raste të reja dhe janë shëruar 103 pacientë.

“Sot më 13 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 424 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 13 korrik 2020, janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640’, thuhet në raportin e IKSHPK-së.