Edhe 58 vendvotime shkojnë në rinumërim, KQZ jep arsyjet

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është vendosur që të shkojnë në rinumërin votat edhe të 58 vendvotime të tjera.

Deri tani numri i përgjithshëm i vendvotimeve që rinumërohen shkon në 564 vendvotime.

Arsyet e rinumërimit kanë të bëjnë me: bartje të gabuar të votave në formularin e subjekteve politike apo 35 vendvotime, bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve apo 6 vendvotime, kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota sesa subjekti politik apo 370 vendvotime, dhe subjekti ka vota, ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas.