Edhe 5 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, numri i përgjithshëm 144

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë ka arritur në 144. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 pacientë, ndërsa janë shëruar 157. Kurse 168 raste kanë rezultuar pozitive.

Në total deri më tani janë shënuar 6.045 raste, 30226 janë shëruar, kurse aktive janë 2.675.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.045 raste nga 31.956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.675”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.