Ardian Arifaj, këshilltari i presidentit ka folur për vizitat që ka bërë Thaçi në Hoçë të Madhe dhe te përkujtimorja në Suharekë, duke thënë se aty është përcjell mesazhi që edhe një herë të zbulohet fati i të pagjeturve në Kosovë.
“Ka qenë një vizitë e presidentit Thaçi në dy memoriale përkujtimore të viktimave të luftës”.
“Mesazhi ka qenë dënimi i krimeve të luftës dhe theksimi edhe një herë që të zbulohet fati i të pagjeturve nga lufta në Kosovë”.
“Vizita është bërë edhe të përkujtimorja në Suharekë në Therandë që i kushtohet viktimave të familjes Berisha”.
Arifaj i ftuar në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se 17 vite pas luftës nuk duhet të zgjasë agonia e familjarëve të të pagjeturve.
“17 anëtarë të familjes Berisha që janë vrarë në mars të vitit 1999 ende llogariten si të zhdukur ndërsa anëtarët e tjerë të familjes Berisha janë gjetur në varrezat masive në Serbi”.
“Prandaj Thaçi ka shkuar aty për ta përsëritur mesazhin që çështja e të pagjeturve është çështje puro humanitare nuk mund të bëhet temë e pazareve dhe negociatave politike por duhet të gjithë të angazhohen që sa më parë të mbyllet kjo çështje
“17 vite pas luftës nuk duhet të lejojmë që të zgjasë agonia e familjarëve të të pagjeturve”, ka thënë Arifaj.