Ballina Lajmet Rajon dhe Botë ECDC: Nuk ka nevojë urgjente për një dozë përforcuese vaksine

ECDC: Nuk ka nevojë urgjente për një dozë përforcuese vaksine

Aktualisht nuk ka nevojë urgjente për të administruar një dozë shtesë vaksine për të rritur imunizimin kundër COVID-19 në popullatën e përgjithshme, tha Agjensia Evropiane për Sëmundjet Infektive.

“Në gjendjen aktuale të njohurive, nuk ka nevojë urgjente për të administruar doza përforcuese për personat e vaksinuar plotësisht në popullatën e përgjithshme”, tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) në një deklaratë.

“Përparësi duhet të jetë vaksinimi i njerëzve që nuk e kanë përfunduar ende vaksinimin e tyre”, shtoi ajo.

“Nga ana tjetër, doza shtesë tashmë duhet të merren parasysh për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar rëndë, si pjesë e vaksinimit të tyre fillestar, nëse ata nuk arrijnë një nivel të mjaftueshëm mbrojtjeje”, shtoi agjensia evropiane.

Sipas ECDC, të gjitha vaksinat e autorizuara në BE, aktualisht, janë shumë mbrojtëse kundër shtrimit në spital dhe formave të rënda të lidhura me COVID-19, ndërsa një në tre të rritur mbi 18 vjeç nuk është vaksinuar ende plotësisht. /atsh

Exit mobile version