Ebu Jusufi, nxënësi më i dalluar i Imam Ebu Hanifes, tregon:
“Babai im vdiq kur isha ende fëmijë dhe mbeta nën kujdesin e nënës sime. Ajo më dërgoi te një rrobaqepës për të mësuar zanatin e tij, por unë shpesh lija punën dhe shkoja në mexhlisin e Imam Ebu Hanifes për të mësuar prej tij. Nëna vinte në xhami, më kapte për dore dhe më kthente te rrobaqepësi, por unë nuk heqja dorë nga dëshira për dituri.
Ebu Hanife më mbante pranë vetes dhe më mësonte, duke parë te unë një dashuri të madhe për dijen. Kjo vazhdoi derisa një ditë, nëna ime erdhi përsëri në xhami dhe i tha Imam Ebu Hanifes:
‘Ju dëshironi të ma shkatërroni djalin! Ai është jetim dhe unë dua që ai të mësojë një zanat për të siguruar jetesën!’
Ebu Hanife iu përgjigj:
‘Lëreni djalin! Ai po mëson të hajë gjalpë kikiriku!’
Nëna u habit dhe tha:
‘Gjalpë kikiriku ha vetëm Kalifi! Ti je plakur dhe e ke humbur mendjen!’
Megjithatë, unë nuk iu ndava më Ebu Hanifes dhe vazhdova të mësoj prej tij derisa ai ndërroi jetë – Allahu e mëshiroftë! Pas vdekjes së tij, unë e zëvendësova atë në mexhlis dhe me kohë, fama ime u përhap gjithandej.
Kalifi Harun Al-Rashidi më ftoi dhe më emëroi kadi (gjykatës). Një ditë, gjatë një vizite në pallatin e tij, ai më ofroi një vakt ushqimi të cilin nuk e kisha shijuar kurrë më parë. Kalifi më pyeti:
‘A e di çfarë po ha?’
Unë u përgjigja:
‘Jo.’
Ai tha:
‘Ky është gjalpë kikiriku!’
Kur e dëgjova këtë, buzëqesha. Kalifi më pyeti për arsyen e buzëqeshjes dhe unë i tregova historinë e nënës sime dhe Imam Ebu Hanifes.
Kalifi tha:
‘Allahu e mëshiroftë Ebu Hanifen! Ai shihte me sytë e mendjes atë që të tjerët nuk e shihnin me sytë e ballit!’
E gjithë ajo që arrita në jetë – pas mirësisë së Allahut – ishte falë përkrahjes së vazhdueshme dhe vizionit të mësuesit tim, Imam Ebu Hanifes.”
/islamgjakova