Një 18-vjeçare është burgosur pasi e ka aksidentuar për vdekje me makinën motrën e saj 14-vjeçare, teksa ishte duke bërë një video live në llogarinë e Instagram-it.
Obdulia Sanchez u arrestua për ngasje nën gjendje afekti, me c’rast shkaktoi aksidentin vdekjeprurës në Los Banos, Kaliforni.
Autoritetet thonë se motra e saj më e vogël, Jacqueline Sanchez, vdiq në vendngjarje. Videoja Live në Instagram shfaqë Obdulian duke folur për kamera, ndërsa drejton automjetin tek një gardh me tela me gjemba.
Pamjet e mëtejme nga vendi i ngjarjes tregojnë trupin e Jacqueline të shtrirë në dysheme, ndërsa motra tjetër nuk i ndahet videos live.
Gjatë videos së drejtpërdrejtë në Insta, Obdulia tha: “Kam vrarë motrën time, por nuk më intereson. E di që po shkoj në burg, por nuk më intereson. Më fal zemër. Unë jam një person që nuk jepem!
Videoja tmerruese përfundon me vrasësen e cila qëndron pranë motrës së saj të vdekur duke i thënë: “Zgjohu zemër, më vie keq, nuk desha të të vrisja”. /MESAZHI/
” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]