E vërteta e zhveshur!

Legjenda thotë se gënjeshtra dhe e vërteta u takuan një ditë prej ditësh.
Gënjeshtra i tha të vërtetës: “Sot qenka një ditë shumë e mirë”.
E vërteta shikoi përreth me dyshim… Ajo ngriti sytë drejt qiellit dhe zbuloi se dielli po shkëlqente dhe moti ishte i mirë.
Kështu ajo vendosi ta kalonte ditën në shëtitje me gënjeshtrën…!
Gënjeshtra përsëri i tha të vërtetës: “Uji në pus qenka i pastër dhe i ngrohtë, kështu që le të lahemi bashkarisht.” E vërteta e shikoi gënjeshtrën me dyshim për herë të dytë, pastaj preku ujin dhe e gjeti vërtet të pastër dhe të ngrohtë… Kështu të dy hoqën rrobat dhe zbritën për t’u pastruar…!
Papritur…, gënjeshtra doli shpejt nga pusi dhe veshi rrobat e së vërtetës… Dhe vrapoi derisa u zhduk…!
E vërteta doli nga pusi, e zhveshur dhe e zemëruar dhe duke tentua ta arrinte gënjeshtrën… Kur njerëzit e panë të vërtetën të zhveshur…, ata u zemruan me të dhe ia kthyen shpinën asaj…!
Pas kësaj e vërteta e gjorë u kthye në pus dhe u fsheh… Ajo nuk u shfaq më për shkak të ndrojtjes së saj ekstreme…!
Dhe që atëherë…gënjeshtra bënë xhiron e botës e veshur me petkun e së vërtetës… Dhe njerëzit e pranojnë atë… Në të njëjtën kohë ata refuzojnë të shohin të vërtetën e zhveshur.

Nga arabishtja Korab Hajraj