Është arrestuar një e dyshuar në Gjilan pasi ka mbytur foshnjën e vet.
E njëjta pasi që në shtëpinë e saj ka lindur foshnjën e gjinisë mashkull dhe pas lindjes, dyshohet se të njëjtin e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete, transmeton ‘Indeksonline’.
E dyshuara është arrestuar pasi që kishte kërkuar ndihmë mjekësore.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë për obduksion, ndërsa e dyshuara është në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit./Mesazhi/