E tmerrshme: Nëna e mbytë foshnjën, prokuroria i cakton masën e ndalimit

Është arrestuar një e dyshuar në Gjilan pasi ka mbytur foshnjën e vet.

E njëjta pasi që në shtëpinë e saj ka lindur foshnjën e gjinisë mashkull dhe pas lindjes, dyshohet se të njëjtin e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete, transmeton ‘Indeksonline’.

E dyshuara është arrestuar pasi që kishte kërkuar ndihmë mjekësore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin  e Mjekësisë për obduksion, ndërsa  e dyshuara është në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit./Mesazhi/