E shanë indianin duke menduar se është musliman, ja si i përgjigjet ai

Politikani indian Jagmeet Singh, i cili jeton në Kanada u bë pjesë e një sulmi verbal pasi agresori kishte menduar se ai është musiman. Singh, i cili në fakt nuk ishte musliman, iu përgjigj konfrontueses anti-myslimane në mënyrën më të qetë, dhe për më tepër, nuk u mbrojt duke thënë se nuk jam i asaj feje.

Jagmeet Singh, 38 vjeç është  kandidat për kreun e Partisë së Re Demokratike të Majtë (NDP), dhe po mbante një nga takimet e tij në Ontarios, kur konfrontuesja iu drejtua atij me të shara dhe arrogancë.

Por Singh u tregua mjaft i qytetëruar, kur iu përgjigj sulmueses: “Ne besojmë në dashuri dhe guxim … Ne nuk duam të frikësohemi nga urrejtja. Nuk duam që urrejtja të shkatërrojë një ngjarje kaq pozitive … Pra, le t’i tregojmë njerëzve se si mund të trajtojmë dikë me dashuri. Ne ju mirëpresim, ne ju duam, ne ju përkrahim”, tha ai.

Më pas, politikani tha se “edhe pse jam krenar për përkatësinë time, qëlimisht nuk kam thënë se unë nuk jam musliman, sepse kjo sugjeron se urrejtja ndaj tyre do të ishte normale”, shtoi ai. /MESAZHI/