Ballina Artikuj E refuzoi, ngase ishte i varfër

E refuzoi, ngase ishte i varfër

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Asnjëherë nuk e dimë çfarë sjell jeta. Sot je, nesër nuk je. Mendjemadhësia është nga mëkatet fatale.

Një vajzë nga familja e pasur, e dashuronte një djalë i varfër. Zemra e tij ishte e sinqertë. Ai i ofroi fejesë, por ajo e refuzoi duke i thënë: “Shko e gjeje dikënd të rangut tënd. Çka fiton ti për një muaj, unë e harxhoj për një ditë. Dikënd si ti asnjëherë nuk mund ta dua”.

Kaluan shumë vite, saktësisht dhjetë vjet. Për djaloshin ajo nuk mendoi fare.

Një ditë, rastësisht pas dhjetë viteve u takuan në qendër tregtare.

“A ti qenke? Si je? Jam martuar me një mashkull të vërtetë. Ai fiton 15.700 dollarë në muaj”. – tha vajza duke u lavdëruar. Djaloshi nuk u përgjigj. Vetëm një pikë loti i rrjedhi nga sytë nga pikëllimi që ndjeu, ngase dikur vërtet lakmonte këtë vajzë dhe e dashuronte fort.

Papritmas, një zë i tha: “Mirëmëngjes, zotëri shef! Po shoh se qenke njoftuar me gruan time.” – tha bashkëshorti i saj pak i habitur, kur pa se me kënd po bisedonte gruaja e tij.

Pasi u ndanë, bashkëshorti i shpjegoi gruas së vet se ky ishte shefi i tij, që është pronar i projektit prej 100 milion dollarësh. Gruaja u shokua, nuk mund të besonte se ku kishte arritur djaloshi dikur i varfër të cilin ajo e kishte refuzuar.

“Ai është njeri modest, ndërsa tregimi i jetës së tij është interesant”. – vazhdoi bashkëshorti. “Thuhet se dikur ka qenë tejet i varfër dhe për atë e ka refuzuar e dashura e jetës së tij. Për këtë u betua se do të pasurohet, por ende nuk është martuar.” – i tha bashkëshortes duke mos menduar se mu bashkëshortja e tij ishte dashuria fatale e shefit të tij të pasur.

Mesazhi i tregimit: Mos nënçmo e as mos nënvlerëso askënd, sepse kurrë nuk dihet çka sjell jeta.

Nga: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Exit mobile version