E pranon McGregor: Khabibi është më i miri në këtë sport

Boksieri Conor McGregor është pyetur lidhur me rivalin Khabib Nurmagomedov, për të cilin u shpreh se është më i miri.

Në duelin e zhvilluar mes Khabibit dhe Conorit fitues doli rusi, derisa McGregor që nga ajo ditë ka kërkuar rimeçin, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, ky rimeç mund të mos zhvillohet asnjëherë meqenëse Khabib është pensionuar nga UFC.

I pyetur nga fansat për mendimin e tij personal për Khabibin, McGregor e quajti luftues fenomenal dhe momentalisht më i miri në këtë sport.

“Luftues fenomenal. Momentalisht më i miri në këtë sport. Unë u përgjigja, sidoqoftë ata e dinë”, tha ai.

Khabib pas fitores ndaj Justin Gaethje, që e la pa ndjenja në raundin e dytë, njoftoi largimin nga UFC duke u pensionuar i pamposhtur me rekordin 29-0.