‘E, përse e kemi mbuluar atëherë?!’

‘E, përse e kemi mbuluar atëherë?!’

“Një njeri i urtë tha: Nuk më ka mposhtur, veçse një grua!

Ajo po mbarte një tabaka të mbuluar dhe e pyeta: Çfarë ke në tabaka?

tha: ‘E, përse e kemi mbuluar atëherë?!’

Dhe kështu më vuri në pozitë të vështirë!

* * *

Nuk them, se është urtësia e ditës, por urtësia e jetës: Çdo gjë të mbuluar, mos u përpjek ta zbulosh!

Mos u përpjek të kërkosh për anën tjetër, kushdo qoftë ai, madje edhe nëse je i sigurt, se ai është i keq; mjafton që ai të ka respektuar dhe të ka shfaqur anën e tij të mirë. Kështu që lëre të të mjaftojë mbulimi tij.

Secili prej nesh ka anë të këqija, që mundohet t’i anashkalojë, qoftë edhe me veten e tij.

Të merresh me të fshehtat e njerëzve, hap derën e mendimit të keq dhe është zullum ndaj tyre!”

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja