Ballina Kuriozitete E pazakontë në Brazil, gjyqtari jep vendimin përmes ChatGPT

E pazakontë në Brazil, gjyqtari jep vendimin përmes ChatGPT

Një gjykatës në Brazil mori një vendim me ndihmën e inteligjencës artificiale që përmbante raporte të rreme dhe u thirr për të dhënë llogari për të, në atë që besohet të jetë rasti i parë i këtij lloji në vend.

Këshilli Kombëtar i Drejtësisë, një organ publik përgjegjës për mbikëqyrjen e funksionimit të duhur të sistemit gjyqësor të Brazilit, i ka kërkuar gjyqtarit Jefferson Rodriguez të shpjegojë se si arriti të nxirrte një vendim të mbushur me gabime.

Ky gjyqtar federal në shtetin e Acre, në Brazilin verior, përdori IA për të mbështetur vendimin e tij në Gjykatën e Lartë, e cila është një nga organet më të larta gjyqësore të Brazilit.

“Ne besojmë se ky është incidenti i parë i këtij lloji,” tha Këshilli Kombëtar i Drejtësisë, duke i dhënë gjyqtarit 15 ditë për të dhënë një shpjegim më të plotë.

Sipas këtij organi, përdorimi i inteligjencës artificiale është gjithnjë e më i zakonshëm në gjykatat braziliane, ku kjo teknologji ende nuk është e përshtatur me asnjë ligj.

Sipas një dokumenti nga Këshilli Kombëtar i Drejtësisë, marrë nga AFP, gjyqtari tha se ia besoi përpunimin e këtij vendimi një “partneri të besuar”, i cili përdori ChatGPT.//abcnews.al/

Gabimet “u bënë për shkak të përdorimit të një mjeti virtual, i cili nuk ishte i saktë, pranoi gjyqtari. Ai ia atribuoi atë që ai e quajti një “gabim të thjeshtë” për “ngarkesat e tepërt të punës” të gjyqtarëve brazilianë.

Exit mobile version