Një dhi e vogël sapo ka vërtetuar se madhësia e trupit nuk është gjithmonë e barabartë me forcën, pasi ajo luftoi dhe mundi një ari me brinjët e saj.
Një njeri i thjeshtë është habitur kur pa trupin e ariut prej 154 kilogramësh pranë një shtegu malor, raportoi The Express.
Ariu përfundoi në një laborator aty pranë, ku shkencëtarët arritën në përfundimin se plagët vdekjeprurëse të marra në sqetull dhe qafën e saj janë bërë nga një dhi mali në një sulm vetëmbrojtje.
Trupi i dëmtuar i ariut u zbulua në shtegun Burger Pass, pranë Field, British Columbia, më 4 Shtator.
Dhitë malore janë kafshë të vogla të përshtatshme për lartësi të mëdha, brirët e tyre janë të njohur për mprehtësinë e tyre, ndonjëherë arrijnë 12 centimetra. /tvklan