Nexhmedin Erbakan i pyeti studentët e tij një ditë dhe u tha:
Nëse keni 86,400 dollarë dhe dikush ju vjedh 10 dollarë, do të shkoni pas tij duke mbajtur 86,390 në dorë, apo do ta lini dhe do të vazhdoni rrugën?
Të gjithë studentët u përgjigjën: Sigurisht që do ta lëmë dhe do të mbajmë 86,390 dollar.
Në fakt, shumica e njerëzve bëjnë pikërisht të kundërtën, dhe të gjithë humbasin 86,390 dollarë për 10 dollarë!!
Ata thanë: Kjo është e pamundur!
Ai tha: 86,400 është në fakt numri i sekondave në një ditë, dhe për një fjalë të bezdisshme që dikush ju thotë, ose një situatë që ju zemëroi në 10 sekonda, do të vazhdoni të mendoni për atë situatë gjithë pjesën tjetër të ditës, dhe kjo i bije që 10 sekondshi t‘i humbas 86,390 sekondat tjerë!
Pra, mos lejoni që një situatë apo fjalë negative t’jua zbrasë energjinë dhe të menduarit dhe t’ju dekurajojë për pjesën tjetër të ditës.
Nga: Hoxhë Halil Avdulli