E mira dhe e liga

Gibran Khalil Gibran

Unë e kam të lehtë t’ju flas për të mirën që gjendet brenda jush, pa e përmendur fare të ligën, sepse ligësia nuk është veçse e mira e torturuar nga etja dhe uria.
Po ju them të vërtetën. E mira nëse uritet, rend për t’u furnizuar me ushqim, qoftë dhe në shpellat më të errëta. Nëse etet, do të pijë edhe në pellgjet me ujë të ndenjur dhe të ndotur.
Po ju them të vërtetën, se fruti nuk mund t’i thotë rrënjës: Bëhu si unë, i pjekur, i bukur dhe bujar, duke dhënë gjithçka për të tjerët. Sepse dhënia është një nevojë e frutit, pa të cilën nuk jeton, ashtu siç marrja është nevojë e rrënjës, pa të cilën nuk bën dot.

Gibran Khalil Gibran
Perktheu: Elmaz Fida