Edhe në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK ka pasur vërshime për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe të borës.
Në mbrëmjen e kaluar në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku trajtohen pacientët me COVID-19, është dashur të intervenohet për shkak të vërshimeve.
Ekipet e Forcave te Sigurisë se Kosovës me saktësisht Njësiti i Kërkim-Shpëtimit ka ndihmuar në largimin e ujit nga Klinika e Pulmologjisë.
Express ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të QKUK-së, por të njëjtit nuk kanë dhënë informacione për vërshimet në Pulmologji.