Ballina Artikuj E lexojnë Kur’anin me sytë e të vdekurve..!

E lexojnë Kur’anin me sytë e të vdekurve..!

Dr. Mustafa Mahmud (r.a)

“Myslimanët janë njerëzit që e lexojnë më shumë Librin e tyre sipas rregullave të leximit dhe duke e zbukuruar zërin, por ata janë gjithmonë në vendnumëro dhe në gjendje të heshtur që nuk përparojnë. E lexojnë librin e tyre me sytë e të vdekurve!
Ajetet nuk u krijojnë energji që i shtyn të lëvizin, të punojnë, të kërkojnë dhe të shpikin, megjithëse Kur’ani është libër dinamizmi dhe pune.
“Thuaj: Ecni nëpër tokë dhe vështroni si ka filluar krijimi!” – (El-Ankebut: 20)
“Thuaj: Vështroni çfarë ka në qiej dhe tokë!” – (Junus: 101)
“Dhe thuaj: Punoni, dhe Allahu do ta shikojë punën tuaj!” – (ET-Teubetu: 105)
Në çdo ajet ka urdhër për të ecur, për të vështruar, për të lëvizur dhe për të medituar që të merret mësim dhe të shpresohet.
_________________
(Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Islami në handek”)

Exit mobile version