Mesfushori i Kombëtares së Spanjës dhe Manchester City, Rodri ka humbur gjithë sezonin.
Lajmin e konfirmoi trajneri spanjoll, Pep Guardiola gjatë konferencës për media.
Rodri u lëndua gjatë ndeshjes ndaj Arsenalit vikendin e kaluar.
“Ai iu nënshtrua një operacioni sot në mëngjes. Ka lënduar ACL-n dhe miniskusin. Ky sezon mori fund për të, sezonin tjetër do jetë me ne”, ka thënë Pep Guardiola.