Angela Merkel ka njoftuar se do të qëndrojë për rizgjedhje, duke i dhënë fund spekulimeve.
Udhëheqësja konservatore, e cila po e drejton vendin tani e njëmbëdhjetë vjet, po kandidon për një mandat të katërt si kancelare gjermane, dhe po konsiderohet si shpresa e fundit e demokracisë liberale pas Brexit dhe pas zgjedhjes së Trump.
Duke bërë njoftimin e saj zyrtar, ajo tha:
“Kur është fjala për politikën, gjithmonë kemi të bëjë me balancimin e interesave, kompromiseve, progresit. Gjithmonë do të përpiqem ta bëj këtë në bazë të vlerave tona: Demokracisë, lirisë, respektimit të ligjit, dinjitetit të çdo qenieje njerëzore pavarësisht nga prejardhja, ngjyra e lëkurës, feja, gjinia, orientimi ose pozicioni politik”.
Nëse Merkel do t’i mbijetojë ngritjes së populizmit nacionalist, ajo duhet të rregullojë çarjen e krijuar nga politika e saj për migracion me dyer të hapura e cila jo vetëm që e ndau vendin, por edhe largoi krahun bavarez nga aleanca e konservatore.
Pavarësisht një rënieje të thellë të popullaritetit të saj, disa nga anëtarët e partisë së saj -CDU thanë se zgjedhjet do të ishin të vështira për të fituar me të, por të pamundura për të fituar pa të. /MESAZHI/