E konfirmon Klopp, Shaqiri dhe Alisson do të mungojnë kundër Atleticos

Liverpooli do të jetë pa Alisson në Champions League kundër Atletico Madridit. henderson pritet të kthehet, derisa Shaqiri vazhdon të mungojë.

Pas përmbysjes së madhe prej 4-0 kundër Barcelonës sezonin e kaluar, Liverpooli synon të bëjë një tjetër përmbysje në UEFA Champions League.

‘Redsat’ kanë humbur 1-0 në ndeshjen e parë nga Atletico Madridi dhe do të tentojnë t’i rikthejnë gjërat në favor në ‘Anfield’.

Por, fatkeqësisht, Liverpooli do të jetë pa portierin, Alisson Becker, kjo është konfirmuar nga trajneri, Jurgen Klopp.

Klopp gjithashtu ka bërë të ditur se të mërkurën, me 11 mars, s’do të jetë gati as Xherdan Shaqiri, me shqiptarin që ka humbur pjesën më të madhe të sezonit për shkak të dëmtimeve të shpeshta.

“Ka mundësi Handerson të luajë kundër Atletico Madridit? Po. Jo për Bournemouthin. Fatkeqësisht Shaqiri dhe Alisson s’do të jenë. Alisson nuk është stërvitur që pas ndeshjes me Chelsean. Nuk kishte asgjë, preferuam të mos rrezikojmë, por të nesërmen gjetën diçka dhe tani është jashtë. Nuk e di sa, do të shohim javën tjetër”, deklaroi Klopp.