E konfirmon FFK: Ishim në bisedime me trajnerin e njohur (Foto)

Federata e Futbollit të Kosovës ka qenë në bisedime me trajnerin e njohur, Sven-Goran Eriksson.
Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu përmes emisionit “Sports Show”, ku ka thënë se Kosova ishte në bisedime me trajnerin Sven-Goran Eriksson, shkruan lajmi.net.

“Ka pas emra të shumtë, deri te Sven-Goran Eriksson, por kanë qenë të pa përballueshme financiarisht”, ka thënë Salihu.

Kujtojmë se Kosova javën e kaluar ka emëruar për trajner zviceranin Bernard Challandes, me të cilin ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.