Monika Kryemadhi në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Opinion”, ka folur për ngjarjen e djeshme në parlament. E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për mendimin e bashkëshortit të saj, presidentit Ilir Meta në lidhje me shpërthimin e saj në parlament, ajo tha se Meta nuk ka çfarë të thotë pasi nuk është anëtar i LSI-së.
Fevziu: A ju pa sot në seancë Ilir Meta?
Kryemadhi: Çfarë të shohë Meta, ai është president nuk është anëtar i LSI-së, kur të jetë anëtar i LSI-së le të vijë të kontribuojë si i tillë.
Nga ana tjetër Kryemadhi a deklaruar se ende nuk është takuar me Metën për të biseduar për këtë çështje.