Thuajse 40 milionë vjet më parë një lule çeli në një pyll konifer në Baltik. Rrëshira e pemëve veshi petalet dhe polenin duke ngurtësuar një moment të ‘tretshëm’ të së shkuarës së planetit tonë.
Shkencëtarët kanë studiuar sërish fosilin në rrëshirë që për herë të parë u dokumentua në vitin 1872 si pronë e një farmacisti të quajtur Kowalewski në atë çfarë quhet është Kalininigradi në Rusi.
Fosili me përmasa 28 milimetra është lulja më e madhe e ruajtur në rrëshirë dhe ka përmasa 3 herë më të mëdha se sa të ngjashmit e tij. Autorja e studimit të ri, Eva-Marie Sadowski nxori dhe ekzaminoi polenin. Ajo zbuloi se lulja ishte identifikuar gabimisht gjatë studimit të parë, i cili ishte harruar deri më tani.
Ndryshe nga origjina e saj e parë e regjistruar, lulja i përket një familjeje bimësh që çelin lule dhe janë të njohura në Azi si Symplocos, shkurre ose pemë që ‘vishen’ me lule të bardha.
Fosilet e ruajtura nga rrëshira janë një vështrim tredimensional në të shkuarën. Përveç luleve e bimëve,një bisht dinozauri, gaforre, milingona të kuqe, një merimangë dhe i vogli i saj, këmba e një zogu të lashtë dhe kafka e një hardhuce janë gjetur të mbuluara nga globe rrëshire.