Kanë kaluar 3 vite që kur kolumnisti i gazetës “Washington Post”, gazetari saudit Jamal Khashoggi u vra më 2 tetor 2018 në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, ku ai kishte hyrë për procedurat e martesës, raporton Anadolu Agency (AA).
Vrasja e Khashoggit, i cili njihej si një nga gazetarët më me ndikim në Lindjen e Mesme dhe përjetimet pas kësaj ngjarjeje ruajnë vendin e tyre në memorie edhe pse kanë kaluar 3 vite.
Arabia Saudite e detyruar të pranojë vrasjen në opinionin botëror që u formua falë diplomacisë efektive të kryer, provave të zbuluara si rezultat i hetimeve të ndërmarra në Turqi si dhe falë përpjekjes së presidentit, Recep Tayyip Erdoğan, ajo ka dhënë përgjigje negative kundër kërkesave për gjykimin në Turqi për personat e përfshirë në ngjarje. Gjykata penale e Riadit teksa lidhur me atentatin ka dhënë vendim për 8 nga 15 personat ekzekutues, ajo ka dënuar me 20 vite burg 5 prej të akuzuarve, me 10 vite burg një prej tyre dhe 2 të tjerët me nga 7 vite burg.
Në këtë proces edhe pse kanë kaluar 3 vite bashkë me disa pyetje që kanë mbetur pa përgjigje, deri më sot nuk është deklaruar as informacioni se ku ndodhet trupi i Khashoggit. Në një raport lidhur me vrasjen të përgatitur nga raportuesja speciale e OKB-së për ekzekutimet pa gjyq, Agnes Callamard, thuhet se kushtet e vrasjes së Khashoggit përbëjnë veprën e torturës në përputhje me dispozitat e “Konvetës Kundër Torturës” të miratuar nga Arabia Saudite dhe se mosgjetja ende e trupit përbën krimin “zhdukjen me forcë”.
Hatice Cengiz, e fejuara e gazetarit Khashoggi, duke shpjeguar për AA se nuk është vendosur drejtësia gjatë periudhës që ka kaluar, ajo tha: “Duam të rikujtojmë se në përvjetorin e tretë të vdekjes po rendim pas drejtësisë e cila nuk është vendosur ende. Situata të cilën dëshmojmë sot mbart shqetësime serioze në aspektin e të ardhmes. Pavarësisht kushteve për të mbajtur në këmbë drejtësinë, mbrojtja e drejtësisë nuk është vetëm detyra ime, është detyrë e të gjithë përgjegjësve politikë”.
“Në 10 vitet e fundit në Lindjen e Mesme janë përjetuar si asnjëherë trazira të mëdha dhe shkelje të të drejtave të njeriut”, tha Cengiz e cila shtoi se “Treguesi më i qartë i kësaj situate është Jamal Khashoggi i cili ishte viktimë e një masakre brutale”.
Ajo vuri në dukje se kjo nuk është vetëm një çështje politike dhe ligjore por në të njëjtën kohë edhe çështje njerëzore dhe morale. “Çdo gjë që duhet thënë në emër të së ardhmes duhet thënë tani. Personalisht këtë situatë e shoh si një sprovë në kërkim të drejtësisë. Pothuajse të gjithë liderët botërorë duhet të pyesin veten e tyre se ‘përse ne nuk bëjmë asgjë‘. Lënia pa u kërkuar llogari atyre që janë përgjegjës për vrasjen e Jamal Khasgoggit, tregon se të gjithë janë fajtorë të paktën sa ata”, tha Cengiz.
Në fjalën e saj, Cengiz thekoi se “Nëse dëshirojmë që gjërat në Lindjen e Mesme të ndryshojnë për mirë në të ardhmen, e cila kështu duhet të jetë, atëherë drejtësia duhet të zbatohet pa dallim për të gjithë”. /aa