E pyet profesori i lëndës së “E Drejta Ligjore” njërin nga studentët si e ke emrin? Pasi i tregon studenti emrin e tij, profesori i thotë: Dil jasht, pa asnjë arsye!
Studenti bëri përpjekje për ta mbrojtur veten por e kot, doli jasht duke e ndjerë padrejtësinë që u bë ndaj tij ndërsa studentët të gjithë heshtën.
Pofesori filloi prap ligjërimin, tash me një pyetje drejtuar studentëve, pse vendosen rregullat e ligjeve…?
Njëri nga të pranishmit tha: Për të kontrolluar veprimet e njerëzve
Nje tjeter tha: Për t’u zbatuar
Nje tjeter tha : Për të mos i bër padrejtësi i forti te ligut!
Profesori tha: Mirë, por vetëm kaq s’është e mjaftueshme
Njëri nga të pranishmt tha: Deri sa të realizohet drejtësia
Profesori tha: Po, kjo është pergjigja, tash çfarë është dobia e drejtësisë?
Njëri tha: Të ruhen të drejtat e njerëzve dhe mos t’i bëhet asnjërit padrejtesi!
Profesori u thote: Tash pergjigjuni pa u frikësuar, a i bëra padrejtësi shokut tuaj kur e nxora nga salla?
Të gjithë një zëri : Po
Profesori i hidhëruar tha: Pse pra heshtët dhe nuk vepruat diçka?!
Ai tha: Çfarë dobie ka vendosja e ligjeve nëse nuk kemi guximin për ta zbatuar atë…?!
Nëse ju heshtni kur dikujt i shkelet e drejta duke mos e mbrojtur atë, keni humbur njerëzoren tuaj, në fakt njerëzorja është e panegociueshme të eliminohet!
Pastaj profesori ftoi studentin që e nxorri jasht dhe i kërkoi falje para të gjithëve dhe tha: Ky është mësimi për sot, e juaja mbetet ta realizoni në shoqërinë ku jetoni sa të jeni gjallë!
Nga muri i
Dr. Tarik Suvejdan