Ballina Lajmet Rajon dhe Botë E djathta ekstreme izraelite proteston kundër marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

E djathta ekstreme izraelite proteston kundër marrëveshjes së armëpushimit në Gaza

Një grup i ekstremit të djathtë u mblodh para zyrës së kryeministrit izraelit në Kudsin Perëndimor, duke protestuar kundër marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, raporton Anadolu.

Protestuesit mbanin arkivole të mbuluara me flamuj izraelitë dhe foto të ushtarëve izraelitë të vrarë në Gaza, duke shprehur zemërimin mbi marrëveshjen dhe implikimet nga e njëjta.

Ndryshe nga e djathta ekstreme izraelite, palestinezët festuan me disa tubime në Gaza dhe Bregun Perëndimor, duke përshëndetur marrëveshjen e armëpushimit.

Kryeministri i Katarit dhe ministri i Punëve të Jashtme, Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, gjatë një konference për media të mbajtur mbrëmë në Doha konfirmoi marrëveshjen e armëpushimit, e cila është përcaktuar të hyjë në fuqi të dielën.

Sipas marrëveshjes, faza e parë që do të zgjasë 42 ditë, përfshin lirimin e 33 pengjeve izraelite në këmbim të një numri të burgosurish palestinezë. Ky zhvillim erdhi në ditën e 467-të të operacionit ushtarak në vazhdim të Izraelit ndaj Gazës, që ka vrarë dhe plagosur të paktën 156 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Njoftimi erdhi në ditën e 467-të të gjenocidit të Izraelit kundër Gazës, i cili me mbështetjen e SHBA-së ka vrarë dhe plagosur më shumë se 156.000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Lufta ka lënë më shumë se 11 mijë njerëz të zhdukur, me shkatërrim të gjerë dhe një krizë humanitare që ka marrë jetën e shumë të moshuarve dhe fëmijëve në një nga fatkeqësitë më të këqija humanitare globale.

Në nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

Exit mobile version