Ballina Lajmet Rajon dhe Botë E djathta ekstreme e Evropës në Jerusalem si ‘miqtë e rinj’ të...

E djathta ekstreme e Evropës në Jerusalem si ‘miqtë e rinj’ të Izraelit

Politikanë evropianë nga e djathta ekstreme janë mbledhur në Izrael këtë javë për një konferencë mbi antisemitizmin, duke forcuar një aleancë me qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu – një bashkëpunim që dikur do të ishte i paimagjinueshëm.

Sipas analistëve, ftesa për parti që më parë janë akuzuar për antisemitizëm tregon gatishmërinë e qeverisë izraelite për të krijuar marrëdhënie të reja, veçanërisht ndërsa përballet me presion nga aleatët tradicionalë për shkak të luftës në Gaza.

“Qeveria aktuale izraelite e sheh botën në bardh e zi,” tha Denis Charbit, politolog në Universitetin e Hapur të Izraelit, për agjencinë e lajmeve AFP.

Ndër pjesëmarrësit janë Partia e Ralizimit Kombëtar të Francës dhe partia Fidesz e Hungarisë, së bashku me përfaqësues të tjerë të ekstremit të djathtë evropian. Për lëvizjet progresive të së majtës historike izraelite, të cilat sot nuk kanë shumë ndikim, ky bashkëpunim është i papranueshëm. /mesazhi

Exit mobile version