Të gjithë e njohim kuptimin e logos së Apple, konkurrentin kryesor të Samsung, por e dini se ç’kuptim fshihet pas emrit të këtij të fundit?
Fjala Samsung vjen nga gjuha koreane dhe do të thotë “tre yje”. Ky emër u vendos nga Lee Byung, themeluesi i kompanisë.
Gjithashtu, thuhet se është zgjedhur numri 3 për të treguar suksesin e vazhdueshëm të kompanisë, simbol i diçkaje të madhe dhe të fuqishme. Me telefonat që kjo kompani ka prodhuar mund të themi se e ka ruajtur kuptimin e emrit të saj duke qenë gjithnjë e më e sukseshme në treg.