E dënuan sepse shkaktoi aksident, një qytetar i Drenasit sulmon tre policë

Një qytetar i Drenasit është arrestuar pasi që ka sulmuar policët të cilët e dënuan me gjobë trafiku, pasi u njëjti kishte shkaktuar aksident trafiku në Drenas në orën 22:45 mbrëmë.

Policia njofton se tre policë janë lënduar dhe kanë marrë tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas shkaktimit të aksident trafikut dhe shqiptimit të kundërvajtjes në trafik, në shenjë pakënaqësie refuzon kundërvajtjen duke ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policor.

Tre zyrtarët Policor në detyrë kanë marrë tretman mjekësor në qendrën spitalore të Drenasit. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtës”, njofton Policia.