Ballina Lajmet Rajon dhe Botë E dëbojnë nga vendi refugjaten 106 vjecare (Foto)

E dëbojnë nga vendi refugjaten 106 vjecare (Foto)

Një grua 106-vjeçare me prejardhje nga Afganistani po dëbohet nga Suedia  pak kohë pasi ishte rehatuar aty. Gruaja e vjetër, e cila është prej refugjatëve më të moshuar, kishte ndërmarrë një udhëtim të rrezikshëm në Evropë, dhe ishte bartur në shpinë nga djali dhe nipi i saj përmes maleve, shkretëtirave dhe pyjeve.

Ajo tani po përballet me dëbim nga Suedia, pasi kërkesa e saj për azil u hodh poshtë.

Bibihal Uzbeki është me aftësi të kufizuara dhe mezi flet. Familja e saj e ka apeluar refuzimin dhe i është lejuar të bëjë tri ankesa, një proces që mund të zgjasë shumë kohë.

Aplikimet nga anëtarët e tjerë të familjes poashtu janë në proces. Agjencia Suesdeze e Migracionit konfirmojnë vendimin për ta dëbuar plakën e sëmurë, dhe thonë se mosha e saj nuk ia siguron të drejtën e azilit. /MESAZHI/

Image result for 106-year-old disabled Afghan woman faces deportation from Sweden

Exit mobile version