Ballina Kuriozitete E çuditshme, por e vërtetë! Shkretëtira më e thatë në planet tashmë...

E çuditshme, por e vërtetë! Shkretëtira më e thatë në planet tashmë e lulëzuar

Shkretëtira Atacama në Kilin verior është konsideruar si një nga vendet më të thata në Tokë, por sipërfaqet e saj me rërë aktualisht janë të mbuluara me lule të bardha dhe vjollcë.

Mund të tingëllojë e çuditshme, por në fakt është e vërtetë pasi shkretëtira e Atacama njihet ndryshe edhe me emrin “Disierto Florida” shqipëruan në shkretëtira e lulëzuar.

Çdo disa vjet kjo shkretëtirë mbulohet me lule, kjo është si rezultat pasi niveli i ujit i grumbulluar nga shirat ofron mjedis të përshtatshëm për mbirjen e farave.

Lulëzimi zakonisht përkon me fenomenin “El Nino”, një fenomen klimatik natyror që ndikon në motin global, gjatë të cilit temperaturat janë më të ngrohtat në rajon, duke çuar në më shumë avullime dhe më pas në më shumë reshje.

Sipas një analize të bërë nga Universiteti Papnor i Kilit, gjatë 40 viteve të fundit kanë ndodhur rreth 15 ngjarje të lulëzimit të shkretëtirës.

Megjithatë lulëzimi nuk është aq i gjerë sa për t’u konsideruar zyrtarisht si pjesë e “shkretëtirës së lulëzuar”. Por sipas ekspertëve duke qenë se pritet që në vazhdim të ketë reshje më të dendura shiu, lulet mund të përhapen në një zonë më të gjerë.

Në vitin 2022 qeveria e Kilit njoftoi krijimin e një parku të ri kombëtar në shkretëtirën Atacama, në përpjekje për të mbrojtur këto lulëzime të rralla së bashku me kafshët e egra që zhvillojnë jetën atje.

Exit mobile version