Ballina Video Ligjërata E bëtë gjysmën e rrugës së Ramazanit? Këtu janë përgjigjet e disa...

E bëtë gjysmën e rrugës së Ramazanit? Këtu janë përgjigjet e disa pyetjeve të zakon­shme!

E KENI BËRË GJYSMËN E RRUGËS?

Këtu janë përgjigjet e disa pyetjeve të zakon­shme:

PYETJA: SI MUND TË BËJMË DALLIMIN NDËR-MJET LODHJES FIZIKE DHE PËRTACISË?

Përgjigjja: Është e lehtë për ta maskuar përtacinë tonë si lodhje fizike. Ne qëndrojmë në namazin e te­ ravive dhe këmbët tona tunden, ose gjatë leximit të Kur’anit, sytë tanë lodhen, por në momentin që largo­ hemi nga xhamia ose mbyllim Kur’anin, befasisht ndi­ hemi shumë energjik! Duhet të jemi të kujdesshëm në këtë pikë, të ndalemi me vetet tona dhe t’i kritikojmë ato kur nuk jemi të lodhur vërtetë, por thjesht përtacë.

Përpiquni të gjeni shkaktarin e kësaj përtacie: Është si pasojë e mungesës së sinqeritetit? Besimit të dobët? Kryerja e një mëkati, që po ju ndalon nga shijimi i veprës së mirë? Bëjini lutje Allahut të Lar­ tësuar për ta larguar përtacinë prej jush. Ajo nuk ju duhet për ta shkatërruar Ramazanin tuaj. Gjithësesi, nëse ndjeni dhimbje në trup dhe nuk keni fjetur siç duhet këto ditë, atëherë jeni i lodhur fizikisht dhe duhet të pushoni menjëherë.

PYETJA: SI MUND TA KAPËRCEJMË MENDIMIN “LE TA KALOJMË KËTË PUNË PËR MOMENTIN, PASI E BËJ MË VONË?”

Përgjigjja: “Tasuif” – fjalë arabe për vonesën në punë të tilla – është një kurth i zakonshëm i shejta­ nit të mallkuar. Faktikisht, është një nga kurthet e tij më të zgjuara. Tingëllon mirë shtyrja e një vepre të mirë derisa të vijë koha e “duhur”; por koha e “duhur” nuk vjen kurrë. Koha e duhur është TANI! Mbajeni mend, se çdo ditë e Ramazanit e cila ka­lon pa bërë vepra të mira, largohet përgjithmonë, e nuk do ta shikoni më atë deri në Ditën e Gjykimit.

Si dëshironi t’i shihni ditët e tuaja të Ramazanit në Ditën e Gjykimit? Plot me vepra të mira apo me lojra boshe, të cilat ju “ndihmuan” për t’i shmangur veprat e mira?

Nëse e keni kapërcyer gjysmën e këtij muaji të bekuar, mos i lini veprat e mira t’ju ikin nga duart. Fare mirë, mund të investoni në ditët që kanë mbetur.

Exit mobile version